presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti kryeministrin Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Kuçi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e drejtësisë, zotëri Hajredin Kuçi.

Në takim u trajtuan çështjet aktuale, të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe agjenda euroatlantike e vendit, çështjet konkrete të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe disa aspekte të ushtrimit të funksionimit të shtetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe angazhimin e misioneve ndërkombëtare në ndihmë të institucioneve të Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.