DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti një delegacion të studentëve pjesëmarrës në Universitetin Veror të organizuar nga UAK

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion të studentëve pjesëmarrës në Universitetin Veror të organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës.

Presidentja Jahjaga i njoftoi studentët që vinin nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, për proceset demokratike nëpër të cilat po kalon vendi, reformat në shoqëri dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe në veçanti për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe gjithë rajonit të Ballkanit. Presidentja Jahjaga, duke u përgjigjur në interesimin e studentëve për zhvillimet në vend, theksoi se Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti dhe promovuese e fqinjësisë së mirë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.