presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga dhe shefja e USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, nënshkruan marrëveshjen për asistencë SHBA-Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, dhe shefja e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket, nënshkruan marrëveshjen për asistencë ndërmjet SHBA-së dhe Republikës së Kosovës, me të cilën ofrohet asistencë për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Partitë Politike dhe për Qeverisje të mirë.

Fushat programore që mbulohen me këtë marrëveshja janë: “Sundimi efektiv i ligjit”, “Baza makroekonomike për zhvillim”, ” Përmirësimi i ambientit afarist”, “Bujqësia”, “Lehtësimi i kredive dhe ndërmjetësimi financiar”, “Rinia, punësimi dhe pjesëmarrja”, ”Lidershipi transformues”, ” Zbutja e konfliktit”, “Energjia”, “Qeverisja e mirë“, ”Asistenca për Kuvendin” dhe “Mbështetja programore”.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.