DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga uroi Presidentin e Francës, François Hollande

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka dërguar një urim Presidentit të Francës, François Hollande, me rastin e Ditës Kombëtare Franceze.

Në urim thuhet:Shkëlqesia juaj, Dëshiroj t’Ju shpreh urimet më të sinqerta, Shkëlqesisë Tuaj dhe popullit francez, në emrin tim personal dhe në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për Ditën Kombëtare Franceze. Në këtë ditë të rëndësishme për kombin Tuaj, e cila mbart mesazhin e lirisë dhe barazisë në mes popujve, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit francez dhe Republikës së Francës dhënë popullit të Kosovës në çdo hap, që nga kohërat tona më të vështira, drejt konsolidimit të shtetit tonë. Populli i Kosovës do të mbetet gjithmonë mirënjohës dhe do të mbajë në zemrës miqësinë Tuaj.Janë pikërisht këto vlera të lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, të cilat po i festoni ju sot, mbi të cilat ne kemi ndërtuar shtetin e Kosovës, një shtet ku të gjithë qytetarët kanë të drejta të barabarta, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare dhe ju ofrohen mundësi për një jetë në paqe, në stabilitet dhe në prosperitet.Dëshiroj të të siguroj, Shkëlqesia Juaj, se Kosova mbetet promovues i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, e vendosur për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik. Në rrugën tonë ne e shohim vendin Tuaj dhe popullin francez si partnerin, aleatin dhe mikun tonë të mirë.Ju dëshirojmë kremtime të ngrohta në këtë ditë të veçantë për vendin Tuaj.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratat e mia më të lartë.Atifete Jahjaga,Presidente e Republikës së Kosovës 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.