presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti drejtuesit e lartë të FIBA-s

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, zotëri Kamil Novak dhe përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën e njëherësh edhe drejtor sportiv i FIBA-s, zotëri Lubomir Kotleba, që shoqëroheshin nga drejtues të Federatës së Basketbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Federatës, zotëri Erolld Belegu.

Presidentja Jahjaga, duke e falënderuar delegacionin e FIBA-s për pranimin e Kosovës si anëtare të barabartë të Federatës, theksoi se ky hap shënon hapjen e perspektivës  për basketbollin e Kosovës, për të rinjtë e të rejat e vendit që të tregojnë gjithë përkushtimin e talentin e tyre. Ajo tha se ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës po e ndihmon jashtëzakonisht shumë vendin.Përfaqësuesit e FIBA-s, zotëri Novak dhe zotëri Kotleba, e përgëzuan presidentin për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe theksuan mbështetjen për basketbollin e Kosovës, i cili do të mund të prezantohet së shpejti në skenën ndërkombëtare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.