presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, jorezidente për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, jorezidente për Kosovën, zonjën Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe janë shumë të mira dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Emirateve të Bashkuara Arabe  në Republikën e Kosovës.Ambasadorja Hafsa Abdullah Mohammed Sharif Al Ulama shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes dypalësh.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.