presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin Gérard Stoudmann

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti ambasadorin Gérard Stoudmann, përfaqësues i posaçëm i Konfederatës së Zvicrës për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së këtij vendi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm që institucionet e Kosovës kanë pasur me misionin e OSBE-së dhe njëherësh e falënderoi ambasadorin Stoudmann, për kontributin që kjo organizatë ka dhënë në të kaluarën, në forcimin e institucioneve demokratike në gjithë rajonin e Evropës Juglindore, në ndihmë të ngritjes së kapaciteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe në sigurinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ajo e vlerësoi rolin e OSBE-së edhe në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar, përmes lehtësimit të këtij procesi posaçërisht në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga tha se Kosova është dëshmuar si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, që angazhohet në krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, që është edhe një parakusht për integrimet euroatlantike. Presidentja Jahjaga theksoi se për Kosovën është me rëndësi konsolidimi ndërkombëtar i saj dhe anëtarësimi në BE, NATO e OKB si dhe në vetë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).  Ambasadori Gérard Stoudmann, përfaqësues special i Konfederatës së Zvicrës për Ballkanin Perëndimor, gjatë presidencës së këtij vendi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE, theksoi përkushtimin e vendit të tij që gjatë kësaj periudhe të ndihmoj avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.