presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Suedisë në Shkup, jorezident për Kosovë, Mats Staffansson

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Suedisë në Shkup, jorezident për Kosovë, z. Mats Staffansson, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Suedinë për ndihmën e vazhdueshme që po i  jep qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo theksoi se  marrëdhëniet midis dy vendeve janë shumë të mira në të gjitha fushat dhe njëherësh shprehu përkushtimin që ato marrëdhënie të avancohen edhe më tej.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin Staffansson për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të tij.

Ambasadori Mats Staffansson shprehu gatishmërinë e institucioneve suedeze për të ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat, me theks në përmbushjen e reformave për integrim në BE.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.