Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë, z. Nexhmi Rexhepi.
Presidentja Jahjaga i përcolli urimet më të mira për presidentin Borut Pahor, duke shprehur përkushtimin që marrëdhëniet midis dy vendeve të avancohen në të gjitha fushat e interesit të ndërsjellë.
Ambasadori Nexhmi Rexhepi shprehu gatishmërinë për të kryer me përkushtim dhe përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë.