presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim përcjellës ambasadoren e Kosovës në Holandë, Vjosa Dobruna

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim përcjellës para nisjes në detyrë ambasadoren fuqiplote të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, znj. Vjosa Dobruna.

Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëdhëniet me Mbretërinë e Holandës janë shumë të mira dhe ato duhet të thellohen posaçërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.
 
Ambasadorja Dobruna shprehu gatishmërinë për të kryer me përgjegjësi të gjitha detyrat, me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të interesit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.