presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Steinbach për punën dhe angazhimin e tij gjatë kohës së shërbimit në Kosovë. Ajo e vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës në proceset demokratike dhe integruese.Presidentja Jahjaga tha se miqësia e Kosovës me Gjermaninë është e palëkundur dhe e vazhdueshme dhe tha se do të promovojë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat.Ambasadori i Gjermanisë, Hans Dieter Steinbach tha se gjatë shërbimit të tij në Kosovë ka kaluar një kohë të jashtëzakonshme dhe sfiduese. Ai e vlerësoi lart mikpritjen e popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj.Ambasadori Steinbach tha se vendi i tij e mbështet fuqishëm Kosovën dhe është i interesuar për të përforcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat. Ai e vlerësoi rrugën që ka kaluar Kosova dhe të arriturat e saj dhe tha se kjo është një shenjë e mirë për të ardhmen e vendit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.