DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti ministrin e FSK-së, Agim Çeku

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në një takim ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), z.Agim Çeku.

Ministri Çeku e njoftoi Presidenten Jahjaga me punën dhe aktivitetet që po zhvillon Ministria që ai drejton, si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Presidentja Jahjaga i ka ofruar ministrit Çeku përkrahjen e saj dhe të institucionit që drejton, theksoi se FSK është një institucion profesional në shërbim të të gjithë qytetarëve në Kosovë. Në takim gjithashtu u diskutua për hapat që po ndërmerr FSK në drejtim të përmbushjes sa më të shpejtë të Kapaciteteve të Plota Operacionale dhe u vlerësua rëndësia e pjesëmarrjes së FSK-së në misionet ndërkombëtare. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.