Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Finlandës, Tarja Fernandez.
Presidentja Jahjaga, e falënderoi zonjën Fernandez për punën dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë. Ajo tha se mbështetja e Finlandës për Kosovën në të kaluarën dhe në vazhdimësi është e një rëndësie të madhe, veçanërisht në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.
Presidentja Jahjaga tha se është me rëndësi përkrahja e Finlandës për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për njohjet e reja për vendin.
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës, Tarja Fernandez tha se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe posaçërisht do të përkrahë procesin e liberalizimit të vizave. Ajo tha se Finlanda mban qëndrimin se integriteti territorial i Kosovës është i paprekur dhe se është e një rëndësie që ndërtimi i shtetit shumëkombësh të ketë sukses.
Zonja Fernandez tha se vendi i saj angazhohet që përkushtimi për zgjerimin e Bashkimit Evropian të vazhdojë të jetë i fuqishëm.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR