Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jo rezidente për Kosovën, zonjën Louise LaRocque.
Presidentja Jahjaga me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Ajo e çmoi lartë mbështetjen që Kanadaja i kanë dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.Ambasadorja e Kanadasë zonja Louise LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Presidentja Jahjaga, së bashku me ambasadoren LaRocque vizituan projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”, përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative. Ky projekt që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, ka për synim rritjen e transparencës së punës së institucioneve.