presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti ambasadoren e Belgjikës në Bullgari, jorezidente për Kosovën, Anick Van Calster

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jorezidente në Republikën e Kosovës, zonjën Anick Van Calster, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga e uroi ambasadoren për detyrën e re duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe e falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës në të gjitha proceset shtetndërtuese e demokratike nëpër të cilat ka kaluar Republika e Kosovës. Presidentja siguroi ambasadoren Van Calster, se institucionet e Republikës së Kosovës  janë të përkushtuara të ndërmarrin të gjitha reformat e nevojshme për të përmbushur sa më parë obligimet e tyre drejt përafrimit të mëtejshëm me Bashkimin Evropian. Ajo nënvizoi që Kosova do të vazhdojë  të jetë promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ambasadorja e Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, jorezidente në Kosovë, Anick Van Calster, theksoi se vendi i saj është ndër vendet e  para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë.  Ajo vlerësoi lart progresin dhe reformat e ndërmarra nga Republika e Kosovës dhe theksoi gatishmërinë e përkushtimin e qeverisë së saj për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e mëtejshme ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe NATO.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.