DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga po merr pjesë në manifestimet me rastin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, zoja Atifete Jahjaga po qëndron në Zagreb, ku po merr pjesë në manifestimet me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Në manifestime po marrin pjesë edhe liderë të tjerë nga vendet e rajonit dhe nga shumë shtete të tjera.Presidentja Jahjaga ka përgëzuar në emër të saj dhe të popullit të Kosovës Kroacinë për këtë suskes historik dhe ka theksuar se pranimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian është meritë e popullit të Kroacisë dhe e institucioneve të vendit.Presidentja Jahjaga tha se anëtarësimi i Kroacisë do të përshpejtojë integrimin e pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, që do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkimin dhe një garanci e prosperitetit, stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.Duke pasur parasysh të kaluarën e vështirë nëpër të cilën kemi kaluar si rajon, vendet e Ballkanit Perëndimor e konsiderojnë pranimin në bashkimin e kombeve të lira si një garanci se ne do të ndërtojmë shoqëri të qytetarëve të lirë dhe të barabartë, me sundim të rendit dhe ligjit dhe shtetet tona t’i shndërrojmë në vende demokratike të mundësive të mëdha, tha Presidentja Jahjaga.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.