Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, përshëndet vendimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, për fillimin e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.
Presidentja Jahjaga vlerëson se kjo e konfirmon progresin e arritur dhe hap një etapë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, duke qartësuar perspektivën evropiane.
Marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmes MSA-së, mundësojnë përparimin e proceseve demokratike, thellojnë reformat gjithpërfshirëse dhe ofrojnë një perspektivë për zhvillim ekonomik.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha reformave të kërkuara për anëtarësim, të cilat mundësojnë mirëqenien e qytetarëve.