DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi Presidentin Gyl

Me rastin e tërmetit shkatërrues që goditi pjesën lindore të Turqisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ngushëlloi Presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl.

Në telegram thuhet: I nderuari President Gyl, Lajmi për tërmetin shkatërrues, që mori jetën e qindra qytetarëve të vendit tuaj dhe la pas vetes shkatërrime të mëdha, na preku thellë. Në emrin tim dhe në emrin e popullit të Republikës së Kosovës, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Juve, popullit turk dhe familjeve të viktimave. Lutemi, njëkohësisht, për shërimin sa më të shpejtë të të gjithë të plagosurve dhe sanim më të shpejtë të gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara. Institucionet dhe populli i Kosovës janë të gatshme për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme për t’iu gjendur pranë atyre që pësuan nga tërmeti dhe gjithë popullit të Turqisë në këto momente të rënda.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.