presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga u nis për në Kroaci, në një konferencë ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nis për vizitë në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, për të marrë pjesë në konferencën treditore ndërkombëtare “Women driving economic growth in South Eastern Europe”, që organizohet nga Projekti “Invest for the Future”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e tretë të punimeve të konferencës, do të mbajë një fjalë në temën “Sundimi i ligjit si një bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësi” (Rule of law as foundation for economic growth and entrepreneurship). Gjatë punimeve të konferencës, Presidentja Jahjaga do të takohet me një numër pjesëmarrësesh dhe me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.   Në këtë konferencë, në mesin e 170 pjesëmarrëseve, do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor dhe ambasadorja amerikane Melanne Verveer. Projekti “Invest for the Future”, që është krijuar me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, është një rrjet mbështetës për gratë ndërmarrëse në rajonin e Evropës Juglindore dhe Euro-Azisë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.