presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e konferencës “Women driving economic growth in South Eastern Europe” në Zagreb

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në hapjen e punimeve të konferencës treditore ndërkombëtare “Women driving economic growth in South Eastern Europe”, që po mbahet në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Konferenca ndërkombëtare organizohet nga Projekti “Invest for the Future”, që është krijuar me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, dhe është një rrjet mbështetës për gratë ndërmarrëse në rajonin e Evropës Juglindore dhe Euro-Azisë. Presidentja e Republikës, zonja Atifete Jahjaga, mbrëmë mori pjesë edhe në darkën solemne të organizuar për pjesëmarrëset në konferencë. Ajo, në kuadër të konferencës, do të mbajë një fjalë në temën “Sundimi i ligjit si një bazë për zhvillimin ekonomik dhe ndërmarrësi” (Rule of law as a foundation for economic growth and entrepreneurship) dhe do të takojë edhe një numër pjesëmarrësesh dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë. Në këtë konferencë, në mesin e 170 pjesëmarrëseve, marrin pjesë edhe kryeministrja e Kroacisë Jadranka Kosor dhe ambasadorja amerikane për çështjen globale të gruas Melanne Verveer. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.