presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, takoi sot presidentin e Kroacisë Ivo Josipoviq, gjatë qëndrimit të saj në Zagreb, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për rolin e gruas në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Evropës Juglindore, të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Kroacisë dhe tha se është i nevojshëm thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit mes dy shteteve. Ajo e përgëzoi Presidentin Josipoviq për arritjet që Republika e Kroacisë ka bërë në procesin e reformave në vend, që kanë mundësuar hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian.Presidentja Jahjaga tha se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i kompletuar pa përfshirjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, i ka dhënë përkrahjen e vendit të tij për agjendën evropiane të Kosovës. Po kështu, z. Josipoviq theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e politikës, ekonomisë etj. Ai tha se Kroacia mund ta ndihmojë Republikën e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane, duke u nisur edhe nga përvojat që shteti i tij ka kaluar në këtë rrugë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.