presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, zotëri Nikola Popovski.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, zotëri Nikola Popovski.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë i vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira dhe tha se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të shërbejë si shembull për gjithë rajonin. Ministri Popovski tha se duhet promovuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet qytetarëve dhe afaristëve të të dyja vendeve dhe duhet punuar për të ndryshuar stereotipat për Ballkanin Perëndimor.Ai tha se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për të realizuar synimet e përbashkëta për integrime evropiane. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë tha se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në proceset integruese në rajon dhe në organizatat ndërkombëtare dhe të dyja vendet duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën në të gjitha fushat. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, tha se të dyja vendet kanë vendosur marrëdhënie shumë të mira fqinjësore dhe se bashkëpunimi duhet të thellohet në fushën politike, ekonomike e kulturore.  Ajo vlerësoi se Maqedonia është një nga partnerët kryesorë të Kosovës në fushën e tregtisë dhe të dyja vendet punojnë ngushtë në çështjet e sigurisë dhe posaçërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Presidentja Jahjaga e vlerësoi mbështetjen që Republika e Maqedonisë i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovën në të gjitha fushat dhe tha se të dyja vendet kanë vizion të përbashkët për përparimin e rajonit dhe stabilitetin e tij.   Ajo tha se të gjitha mosmarrëveshjet në rajon duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë si dhe respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të secilit vend. Presidentja Jahjaga tha se të gjitha vendet e rajonit synojnë integrimin evropian dhe ato duhet që ta mbështesin njëra tjetrën në këtë rrugë. Presidentja e Republikës së Kosovës tha se mbështetja e Maqedonisë për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale dhe përfaqësim në organizatat ndërkombëtare është e rëndësishme.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.