presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta, me rastin e vdekjes tragjike të deputetit Sokol Olldashi.

Në telegram thuhet:

I nderuar zotëri,

Me dhimbje e morëm lajmin për vdekjen tragjike në një aksident trafiku, të deputetit të Kuvendit Republikës së Shqipërisë, zotëri Sokol Olldashi. Është kjo një humbje e madhe për të gjithë ne,  pasi mbetëm pa njeriun e përkushtuar për përparimin e Shqipërisë, njeriun e angazhuar në të gjitha proceset demokratike, në zhvillimin e kulturës së parlamentarizmit, në ndërtimin dhe në zhvillimin e vendit.

Pranoni ngushëllimet tona të sinqerta  në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, duke mbetur në kujtimin më fisnik, për veprën,  angazhimin dhe përkushtimin e zotëri Sokol Olldashit që Shqipëria të jetë një vend evropian i përparuar dhe demokratik.

Presidentja e Republikës së Kosovës
Zonja Atifete Jahjaga 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.