Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i dërgoi telegram ngushëllimi familjes Olldashi me rastin e vdekjes tragjike së më të dashurit të tyre, deputetit Sokol Olldashi.
Në telegram thuhet:
E nderuara familje Olldashi,
Me hidhërim e morëm vesh lajmin për vdekjen tragjike të bashkëshortit, të prindit, të birit tuaj njeriut të respektuar, zotëriut Sokol Olldashi. Jeta dhe vepra e tij mbeten një krenari për Ju dhe një përkushtim për ne për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Ju lutem, në emrin tim dhe në emër të popullit të Kosovës, pranoni ngushëllimet tona më të thella në këtë dhimbje për më të dashurin Tuaj, duke gjetur ngushëllim në kujtimin e përhershëm për personalitetin, për veprën dhe për angazhimin e vazhdueshëm të Sokol Olldashit që Shqipëria dhe kombi të jenë të përparuar dhe të zhvilluar në rrugën tonë evropiane.
Presidentja e Republikës së Kosovës
Zonja Atifete Jahjaga.