presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga e dekoroi z. James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, zotëri James Rubin.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zotëri Rubin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën gjatë periudhës së luftës që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe lirisë dhe të zhvillimit të vendit për të gjithë qytetarët e tij, si dhe pas luftës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij. Presidentja Jahjaga tha se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe mbështetja për proceset demokratike jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore është e nevojshme, sepse garanton paqen dhe stabilitetin. Presidentja Jahjaga në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, e dekoroi zotëri James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave. Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, zotëri James Rubin, e falënderoi Presidenten për mikëpritjen dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.