presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen e policit Enver Zymberi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i është drejtuar me një telegram ngushëllimi familjes Zymberi nga fshati Dubovc, djali i së cilës, pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi humbi jetën sot, gjatë aksionit të njësisë së cilës i përkiste për vënien e ligjshmërisë në pikat kufitare në pjesën veriore të vendit.

Në telegram thuhet: E nderuara familje Zymberi, Me dhimbje shumë të madhe mora lajmin për vdekjes e më të dashurit tuaj, policit të Kosovës, Enver Zymberi, i cili u plagos rëndë derisa ishte në detyrë për vendosjen e ligjshmërisë në vendkalimet kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë, duke mos iu bërë ballë plagëve të rënda, me gjithë angazhimin dhe përkushtimin shumë të madh të mjekëve. Enveri dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. Ne, kolegët e tij, si dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, do ta përkujtojnë përherë Enver Zymberin, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Në këto momente të rënda, mendjet dhe zemrat tona janë me ju. Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.