presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në manifestime të ndryshme për nder të Pavarësisë së Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në ceremonitë zyrtare dhe shtetërore të organizuara në Vlorë dhe në Tiranë për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Presidentja e Jahjaga, mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, ku të pranishëm në ceremoni ishin edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bujar Nishani, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi si dhe shumë personalitete të jetës politike e kulturore nga të gjitha trojet shqiptare. Më pas, Presidentja Jahjaga bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.    Për të nderuar dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan, për të shënuar këtë 100 vjetor, Presidentja Jahjaga, po ashtu beri homazhe dhe vendosi kurorë lulesh në Monumentin “Nene Shqipëri’, në Tiranë.  Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidentja Jahjaga, së bashku me Kryeministrin Berisha dhe kryeministrin Thaçi, si dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Lulzim Basha prenë tortën e pavarësisë, të vendosur në sheshin Skenderbeu në Tiranë. .  Gjatë ditës, Presidentja Jahjaga, mori pjesë në paradën e Forcave të Armatosura, që u mbajt në “Sheshin Skënderbeu”, në Tiranë. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.