presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të festivalit ndërkombëtarë të filmit dokumentar “Dokufest”

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen zyrtare të festivalit të XII ndërkombëtarë të filmit dokumentar “Dokufest” në Prizren.

Me këtë rast Presidentja Jahjaga tha se është kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në një ngjarje po kështu të veçantë të kulturës, siç është festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar “Dokufest”.

“Është një kënaqësi e veçantë që të jemi këtu në qytetin e bukur të Prizrenit, në një ngjarje të veçantë siç është “Dokufest”, që mbledh një numër shumë të madh të artdashësve, njerëz të fushës së artit dhe të kulturës nga shumë vende të tjera të botës dhe që vendos jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën rreth qendrave të tjera të artit dhe të kulturës.

I dëshiroj sukses të madh të gjithë organizatorëve, qytetarëve të Prizrenit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që këtë javë ta kalojnë sa më mirë që është e mundur dhe të gjithë këtyre artdashësve t’ju ofrojmë  gjithë atë që kemi ne si kulturë dhe si pjesë të artit të vendit tonë”, tha Presidentja Jahjaga. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.