DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit “Women in the World”, në New York të SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga mori pjesë në hapjen e Samitit të tretë “Women in the World” (Gratë në Botë) të organizuar nga Newsweek dhe The Daily Beast që po mbahet në New York.

Në samit, ku po marrin pjesë afro 2000 pjesëmarrëse nga gjithë bota, do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me sfidat globale të shekullit XXI dhe rolin e gruas në çështjen e sigurisë dhe lidershipit. Në hapje të Samitit, Presidentja Jahjaga takoi ish sekretaren amerikane të shtetit zonjën Madeleine Albright, me të cilën bisedoi për çështjet aktuale për Kosovën.Në darkën solemne të shtruar nga organizatori i Samitit, Presidentja Jahjaga u takua me drejtoren e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonjën Christine Lagarde si dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, zotëri Peter Westmacott. Ajo gjithashtu takoi edhe aktoren e njohur amerikane dhe njëkohësisht ambasadoren e vullnetit të mirë të OKB-së, Angelina Jolie, të cilën e ftoi që ta vizitojë Kosovën për të parë mundësitë e zhvillimit të kinematografisë në vend.  Në hapje të konferencës, ish sekretarja amerikane e shtetit zonjën. Madeleine Albright duke folur në panelin “Çmimi i luftës” ndau me të pranishmit përvojën e saj të fëmijërisë si refugjate e Luftës së Dytë Botërore duke e krahasuar atë me ekzodin e refugjatëve gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. Zonja Albright e cilësoi ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë si të drejtë. Në paraqitjen e saj znj. Albright e përshëndeti pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në Konferencë dhe rikujtoi përkushtimin e administratës së ish Presidentit Klinton për t’i dhënë zgjidhje meritore çështjes së Kosovës. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, është liderja e vetme femër nga Ballkani e ftuar në këtë Samit dhe në dy ditët e ardhshme do të flas në panele për përvojat e saj në lidhje me ndikimin e gruas në sigurinë e vendit. Presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në panelet “Siguria është detyrë e gruas” si dhe në panelin “Lideret Gra Botërore” ku do të diskutohet për ndikimin global në avancimin e pozitës së gruas si dhe rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare dhe lokale. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.