presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Urimi i Presidentes Jahjaga me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat, me rastin e festës së tyre, 8 Marsit.

Në urim thuhet: Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ne, rikujtojmë rolin e pazëvendësueshëm të femrës në ndërtimin dhe zhvillimin e çdo shoqërie, me theks të veçantë rolin e gruas kosovare në kohërat e rënda dhe ngjarjet shumë të rëndësishme nëpër të cilat kaloi vendi ynë. Gruaja kosovare ishte pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve të ndërtimit të shtetit të Kosovës, e barabartë në përgjegjësitë dhe kontributin e saj në kohëra shumë të vështira. Ajo sot është bartëse e funksioneve shumë të rëndësishme dhe pjesë e të gjitha institucioneve të vendit, duke dhënë kontribut të pamohueshëm për krijimin e hapësirave të reja për gratë, por edhe duke i dhënë kontribut zhvillimit të shtetit në përgjithësi. Institucionet e Republikës së Kosovës dhe gjithë shoqëria kosovare në përgjithësi do të bëjë edhe më shumë për krijimin e hapësirave të reja për kontributin e gruas në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit.  Gëzuar 8 Marsin, Ditën e Gruas!  Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.