presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga uron mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga i ka uruar të gjithë mësimdhënësit e vendit, me rastin e Ditës së Mësuesit, 7 Marsit.

Në urim thuhet: Shtatë Marsi shënon ditën më të rëndësishme në historinë e arsimit shqip dhe lidhet me hapjen e shkollës së parë shqipe, 125 vjet më parë. Kjo datë paraqet një festë të vërtetë dhe mundësi për ne që t’i falënderojmë të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të arsimit për kontributin e tyre të pazëvendësueshëm. Në këtë ditë, kujtojmë punën e madhe të mësuesve në të gjithë brezat, që nga rilindësit e deri te sakrifica e madhe e mësimdhënësve në Kosovë në vitet e nëntëdhjeta, të cilët e mbajtën gjallë shkollën shqipe, si një shtyllë të fortë të qëndrueshmërisë në përpjekjet tona për të krijuar shtetin e pavarur të Kosovës. Mësimdhënësit vazhdojnë të jenë shtyllë qenësore e shtetndërtimit tonë, gjithnjë të angazhuar për edukimin e brezave të rinj sipas kërkesave të kohës e standardeve të arsimit bashkëkohor. Për këtë, ata meritojnë përkrahjen dhe respektin tonë të pakufishëm. Gëzuar 7 Marsin! Atifete JahjagaPresidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.