Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës në Kolegjin Dartmouth në Hanover të SHBA-së, i ndau Dr. Jim Strickler medaljen humanitare Nëna Tereze, për kontributin e tij në fushën e humanizmit për kontributin e tij dhënë për Kosovën.
Dr. Jim Strickler ёshtё anёtar i Bordit tё International Rescue Committee – IRC (Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit) dhe gjatё kohёs sё luftёs nё Kosovё ka qenё bashkёkryesues i IRC. Qё prej vitit 2000 ka koordinuar aktivitetet e shumta tё Dartmouth nё Kosovё, qё ka pёrfshirё nё program shkёmbimin bilateral me Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitit tё Prishtinёs dhe programe tё financuara nga USAID, pёr pёrmirёsimin e shёndetit të fëmijës dhe nënës nё tё gjithё Kosovёn. Dr. Strickler ka themeluar fondacionin pёr “Nёna dhe Fёmijё tё Shёndetshёm” si dhe ёshtё anёtar themelues i Bordit tё Trustit tё kёtij fondacioni.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN