presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga emëroi anëtarët e KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori vendim sot për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, sipas propozimit të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes.

Presidentja Jahjaga e mori vendimin bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, në bazë të propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe pjesëtarëve të komuniteteve.Anëtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin përpara Presidentes, janë: Z. Betim Gjoshi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, Z. Ilir Gashi – përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës,Z. Florian Dushi – përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Z. Adnan Rrustemi – përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje,Z. Binak Vishaj – përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Z. Eshref Vishi – përfaqësues i Nisma për Kosovën,Z. Nenad Rikalo – përfaqësues i Listës Serbe,Z. Ercan Spat – përfaqësues i Partisë Demokratike Turke të Kosovës,Z. Bajram Ljatifi – përfaqësues i Koalicionit VAKAT,Z. Ergit Qeli – përfaqësues i Partisë Liberale Egjiptiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.