DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga dënon sulmim terrorist në ambasadën e SHBA në Ankara

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka dënuar sulmin terrorist në ambasadën e SHBA në Ankara të Turqisë.

Në deklaratën e Presidentes Jahjaga thuhet:

Dënoj ashpër sulmin terrorist ndaj Ambasadës Amerikane në Ankara, që la prapa të vrarë dhe të plagosur dhe që rrezikoi jetët e shumë qytetarëve amerikanë dhe turq. Veprime të tilla janë sulm ndaj vlerave demokratike dhe kryesit e tyre duhet të marrin dënimin e merituar.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të qytetarëve tuaj.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.