Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, udhëtoi sot për në Gjermani. Ajo do të marrë pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri që do të organizohet në qytetin e Mynihut.
Në konferencë do ta marrin pjesë udhëheqës shtetesh dhe personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.