presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e punimeve të Konferencës së 49-të ndërkombëtare për Siguri në Mynih

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë sot në seancën e hapjes së punimeve të Konferencës ndërkombëtare të 49-të për Siguri, qytetin e Mynihut.

Konferenca për Siguri, e cila organizohet çdo vit në Mynih, edhe sivjet ka mbledhur udhëheqës shtetesh dhe personalitete të larta nga mbarë bota.
 
Para nisjes së konferencës Presidentja Jahjaga patri një takim të shkurtë me organizatorin e këtij takimi, ish-diplomatin gjerman, ambasadorin Wolfgang Ishinger.
 
Në konferencë po marrin pjesë edhe diplomati i njohur finlandez, Marti Ahtisari, Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, kryeministri i Shqipërisë, z.Sali Berisha, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ish-presidentë, kryeministra e ministra nga shtete të ndryshme.
 
Konferenca treditore, e cila i filloi punimet sot pasdite, po trajton çështje të sigurisë rajonale. Në panele të veçanta po trajtohen çështje të sigurisë në rajone të caktuara në gjithë globin.
 
Nesër në konferencë do të marrin pjesë edhe baronesha Catherine Ashton, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, zëvendëspresidenti i SHBA, Joseph Biden, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.