presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga bëri homazhe para varrit të ideatorit të pavarësisë, dr.Ibrahim Rugova

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe kabinetin qeveritar, në fillim të aktiviteteve me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë, bënë sot homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova.

“Në shënimin e shtatë vjetorit të shpalljes së pavarësisë, erdhëm që t’i bëjmë nderimet tona institucionale këtu pranë varrit të presidentit të parë historik, dr.Ibrahim Rugovës, ideatorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili arriti të mobilizojë gjithë popullin e Kosovës rreth platformës së tij për liri, pavarësisë demokraci dhe të sigurojë një përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të vendeve të Bashkimit Evropian.Sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran, vend që ka një perspektivë të qartë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, theksoi Presidentja Jahjaga në një deklaratë bërë me këtë rast.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.