Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në tryezën e diskutimit për të mbijetuarit/at e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
“Në tryezën e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, theksova se të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë mishërojnë qëndrueshmërinë dhe shpirtin e pathyeshëm njerëzor.
Heroinat si Vasfija e Shyretja dhe shume gra të tjera na frymëzojnë me guximin e tyre, duke na kujtuar të luftojmë për drejtësi vazhdimisht, kudo dhe kurdo”, ka shkruar Presidentja Osmani.