24-vjet nga Masakra në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth Drenasit, në të cilën u ekzekutuan 275 fëmijë, pleq, gra e burra nga regjimi gjenocidal serb.
Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë, në trojet e tyre dhe vetëm pse e deshën lirinë.
Sot kujtimi për ta është thirrje për vendosjen e drejtësisë, sikurse për të gjitha masakrat e tjera të kryera në të gjithë Kosovën.
Atë ditë të kobshme ishin ushtarët e UÇK-së, të prirë nga heroi Ilaz Kodra, që u vunë në mbrojtje të popullsisë civile. 40 nga ta fituan përjetësinë duke u bërë theror të lirisë sonë.
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së dhe kujtim i përhershëm për civilët e vrarë në Masakrën në Shtuticë, Verboc e fshatrat përreth Drenasit!