DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidenja Osmani ka takuar dje, ambasadorin francez Olivier Guérot

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Presidentja Osmani falënderoi Francën për mbështetjen e dhënë për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Në takim u konfirmua gatishmëria për bashkëpunim dhe koordinimin të vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Francës sa i përket procesit të dialogut.

Po ashtu, theks i veçantë është vënë në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror në luftimin e grupeve të krimit të organizuar.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.