...

Presidentja: Darkën e Lamës, për sivjet e organizuam për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS fshatit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Darkën e Lamës, për sivjet e organizuam për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS fshatit.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Darkën e Lamës, për sivjet e organizuam për fëmijët, të rinjtë dhe stafin e SOS fshatit për t’i shijuar të mirat e tokës së Kosovës dhe për ta vazhduar traditën.

Kjo Darkë, trashëgimi që na la presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova, shërben si një kujtesë se pasuria jonë nuk është vetëm në atë që prodhojmë, por edhe në ruajtjen e traditës, si dhe bashkimin rreth tryezës së shtruar me ata që na falin dashuri.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.