DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani kujton Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes

22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi.

Guximi, urtësia dhe vendosmëria e bënë Ukë Bytyçin një lider të besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.