DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani priti sot Presidenten Ursula von der Leyen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në takim me Presidenten Ursula von der Leyen, e urova për rizgjedhjen e saj në krye të Komisionit Evropian, gjersa ritheksova përkushtimin e vendit tonë për të ecur, bazuar në merita, drejt familjes së bashkuar evropiane. 🇽🇰🇪🇺

Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.