Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga udhëtoi sot për në vizitë në Lituani, ku do të marrë pjesë në konferencën “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.
Konferenca nis punimet nesër dhe ajo është e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen. Gjatë punimeve dhe në margjina të konferencës, Presidentja Jahjaga do të ketë një varg takimesh bilaterale.