DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga takoi udhëheqësit e partive politike të komuniteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka takuar sot udhëheqësit e partive politike të komuniteteve për të diskutuar çështjen e krijimit të institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare të komuniteteve ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi.  Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja tha se komunitetet janë pjesë përbërëse e institucioneve të Kosovës dhe roli tyre konstruktiv është i domosdoshëm për institucione të qëndrueshme

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.