DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti z. Soren Jessen Petersen

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ish-Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen.

Presidentja Jahjaga dhe zotëri Jessen Petersen biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për proceset nëpër të cilat po kalon vendi, për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe investimet e huaja, që do të mundësonte edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe tha se me thellimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, posaçërisht në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Kosova do të zhvillohet ekonomikisht dhe do të përafrohet më shumë me BE-në. Ish PPSP në Kosovë, zotëri Soren Jessen Petersen e përgëzoi Presidenten Jahjaga për punën dhe angazhimin e saj në përfaqësimin e vendit dhe tha se Kosova ka shënuar përparime në të gjitha fushat e posaçërisht ka avancuar në agjendën e saj evropiane.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.