presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin e Maqedonisë, Stojan Karajanov

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Karajanov.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Karajanov, për angazhimin dhe punën e tij. Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Maqedonisë në rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane dhe vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira. Presidentja Jahjaga tha se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë duhet të thellohet në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike. Ambasadori i Republikës së Maqedonisë, z. Stojan Karajanov, çmoi lart bashkëpunimin që ka pasur me të gjitha institucionet e Kosovës. Ai e përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj në përfaqësim të Kosovës dhe tha se të dyja vendet kanë një të ardhme të qartë euroatlantike. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.