presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në një takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zonjën Valdete Daka.

Znj. Daka e informoi Presidenten Jahjaga për rrjedhën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat janë dekretuar nga Presidentja të mbahen më 3 nëntor në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Gjithashtu Znj. Daka e informoi Presidenten për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, për të cilat është arritur marrëveshja në Bruksel në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë. Presidentja e Kosovës Znj. Jahjaga shprehu përkrahjen e saj për procesin e zgjedhjeve, në mënyrë që ato të jenë të lira, demokratike, të drejta dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.  

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.