Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, z.Sami Ukelli.
Presidentja Jahjaga i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet që ka Republika e Kosovës me Republikën e Hungarisë dhe theksoi rëndësinë që ato të thellohen edhe më shumë sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik.Ambasadori Ukelli, shprehu përkushtimin për përfaqësim sa më të mirë të interesit të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë.