presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Atifete Jahjaga priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, z. Michael Giffoni.

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadorin Giffoni, për bashkëpunimin midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Italisë. Ajo theksoi se kontributi i Italisë vazhdon të jetë  i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në BE, duke theksuar se sukseset e Kosovës janë edhe suksese të vendeve mike.
 
Ambasadori i Republikës së Italisë, z. Michael Giffoni, vlerësoi bashkëpunimin që ka pasur me të gjitha institucionet e Kosovës gjatë  misionit këtu. Ai theksoi se projekti i Bashkimit Evropian do të përmbushet atëherë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtare të tij.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.